lajmet
Jan. 4, 2024
Fillimi i vitit 2024 i mbarë për NPL "Ambienti" Ferizaj.
Fillimi i vitit 2024 i mbarë për NPL "Ambienti" Ferizaj
Kujdesi për punonjësit e NPL "Ambienti" është në qendër të çdo vendimi të kompanisë sonë. Tashmë, për të gjithë punonjësit 👷🏻♂️tonë kemi bërë furnizimin me🦺 pallto kundër shiut, 👖pantollona të trash, 🥾këpucë pune dhe 🌂ombrella, për të siguruar një ambient pune më të sigurt dhe më të këndshëm, gjë që ky veprim është një tregues i angazhimit tonë në shëndetin dhe mirëqenien e ekipit tonë.
Besimi ynë është se kur punonjësit ndjehen të kujdesur dhe të mbrojtur në ambientin e punës, ata mund të fokusohen më mirë në detyrat e tyre dhe të ndihen më të përgatitur për sfidat e ditës. Kjo nxit një kulturë të përmirësimit të qëndrueshëm, duke i dhënë ekipit tonë mundësinë për të shkëlqyer dhe për të kontribuar në suksesin tonë të përbashkët.
NPL "Ambienti" Ferizaj
04.01.2024
Galeria