Ndërmarrja Publike Lokale Ambienti Sh.A.
Lajmet

Takim Pune në mes të Drejtorit të NPL"Ambienti"dhe NP"Tregu" në Gjilan.

Drejtori i N.P.L "Ambienti" Sh.A, z.Arton Gavazi, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Ferizajt, z.Arben Halili, kanë vizituar Ndërmarrjen Publike "Tregu" në Gjilan, në të cilën janë pritur nga Drejtori z.Avdyl Jerliu, i cili menaxhon me mirëmbajtjen e hapësirave publike,🍀tregjeve, shkollave dhe aktivitete tjera♻️.
🤝z.Gavazi dhe z.Jerliu u dakorduan për bashkëpunim afatgjatë, lidhur me shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, në interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Bashkëpunimi i tillë ka shumë avantazhe, si në rritjen e mundësive për zhvillim, ndarja e kostove dhe resurseve, si dhe krijimi i sinergjisë për të arritur rezultate më të mira.

Fotografitë

5 fotografi

Hapni një fotografi për të shfletuar galerinë.

Shkarko ↓

NPL AMBIENTI · FERIZAJ

Çfarë po kërkoni?

QASJE E DREJTPËRDREJTË Konkurse dhe shpallje Dokumente zyrtare

Esc për ta mbyllur