Ndërmarrja Publike Lokale Ambienti Sh.A.
Lajmet

NPL "AMBIENTI" tani anëtarë në PAMKOS.

NPL "AMBIENTI" tani anëtarë në PAMKOS,
Drejtori i NPL "Ambienti" Sh.A Ferizaj, Arton Gavazi, së bashku me Drejtoreshën e PAMKOS-it, Merlina Beu/Muçaj, nënshkruan marrëveshjen e anëtarësimit të NPL "Ambientit" në Asociacionin për Pastërti dhe Ambient të Kosovës PAMKOS, në të cilën janë anëtarë pothuajse të gjitha ndërmarrjet publike, me veprimtari të njejtë.
Me këtë marrëveshje synohet bashkërendimi i aktiviteteve sipas fushave respektive, bashkëpunimi dhe koordinimi i punëve në mes të ndërmarrjeve publike dhe përpunimi i të dhënave sipas programeve të unifikuar, avokim dhe lobim, ofrimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të ndërrmarrjeve në ambient dhe mbrojtje të mjedisit, hulumtime dhe analiza, ndihmon të kemi qasje në informacione direkte lidhur me sfidat, problemet dhe mundësite të cilat ekzistojnë dhe duhet të adresohen, në nivele më të larta të hierarkisë.

Fotografitë

2 fotografi

Hapni një fotografi për të shfletuar galerinë.

Shkarko ↓

NPL AMBIENTI · FERIZAJ

Çfarë po kërkoni?

QASJE E DREJTPËRDREJTË Konkurse dhe shpallje Dokumente zyrtare

Esc për ta mbyllur