lajmet
Aug. 21, 2024
🎨 Ngjyrosim rrethojat e Shkollës "Jeronim De Rada së bashku! 🇺🇸
🎨 Ngjyrosim rrethojat e Shkollës "Jeronim De Rada së bashku! 🇺🇸
Të dashur nxënës, prindër, përsonel mësimor dhe miq të shkollës,
Me shumë gëzim ju njoftojmë se sot NPL "Ambienti", ka organizuar një aktivitet të veçantë vullnetar për të ngjyrosur rrethojat e shkollës 🌈 . Në këtë iniciativë të Drejtorit të NPL "Ambienti", Arton Gavazi, na u bashkuan Komandanti i njësisë z.RICHARDSON, dhe miqtë tonë tjerë nga KFOR-i Amerikan🇺🇸, Drejtori i Zyrës Punësimit, Naim Gashi, Drejtoresha e shkollës, Servete Hajrullahu, të cilët ishin me ne për të ndihmuar dhe për të ndarë këtë përvojë të paharrueshme.
Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar dashurinë dhe kujdesin tonë për shkollën dhe për të forcuar frymën e bashkëpunimit dhe miqësisë në komunitetin tonë, duke sjell energji dhe kreativitet në zbukurimin e ambientit tonë. 😊
#Bashkëpunim #NgjyrosimTëArdhmen #KFOR #KomunitetiNëVeprim #ShkollaJonë
Galeria