Ndërmarrja Publike Lokale Ambienti Sh.A.
Lajmet

Teknologjia më e re për qasjen në parkingun nëntokësor në qytetin e Ferizajt,

🅿️Teknologjia më e re për qasjen në parkingun nëntokësor në qytetin e Ferizajt, 🥇
N.P.L "Ambienti" Sh.A po sjell një inovacion të ri për të gjithë qytetarët! Në nënkalimin nëntokësor, tashmë është vendosur aparatura më moderne për qasjen në parking 🅿️, e cila funksionon përmes smartkartelave dhe pagesës së automatizuar.
Me këtë teknologji të re, parkimi bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë, pa pasur nevojë për të bërë pagesën tek arkatari. Përdoruesit mund të kryejnë pagesën drejt e në aparat, duke shmangur radhët dhe duke përfituar nga një sistem më i avancuar dhe i sigurt.
✅ Qasje e shpejtë dhe e lehtë
✅ Pagesë direkte në aparat,
✅ Smartkartela për një përvojë më të thjeshtë dhe të sigurt
Ky sistem modern është pjesë e përkushtimit tonë për të ofruar shërbime më të avancuara dhe për të përmirësuar përvojën tuaj të parkimit në qytet!
Përdorni teknologjinë më të re për një parkim më të thjeshtë dhe pa stres! 🚗🔹

Fotografitë

4 fotografi

Hapni një fotografi për të shfletuar galerinë.

Shkarko ↓

NPL AMBIENTI · FERIZAJ

Çfarë po kërkoni?

QASJE E DREJTPËRDREJTË Konkurse dhe shpallje Dokumente zyrtare

Esc për ta mbyllur