Ndërmarrja Publike Lokale Ambienti Sh.A.
Lajmet

28 Shtatori – Dita e Dëshmorëve të Ferizajt

🇦🇱 28 Shtatori – Dita e Dëshmorëve të Ferizajt 🇽🇰
Sot, në këtë ditë të shënuar, përulemi me respekt të thellë para veprës dhe sakrificës së dëshmorëve tanë, të cilët me gjakun e tyre vunë themelet e lirisë që gëzojmë sot.
Ferizaj krenohet me bijtë dhe bijat e tij, që në momentet më të vështira të historisë u ngritën për atdheun, për të ardhmen dhe për brezat që erdhën pas tyre.
🕊️ Nderimi dhe mirënjohja për ta nuk shuhet kurrë sepse gjurmët e tyre janë të gdhendura në kujtesën dhe historinë tonë kombëtare.
Në emër të NPL “Ambienti” Sh.A, shprehim mirënjohje të përjetshme për sakrificën sublime të dëshmorëve dhe angazhohemi që përmes punës sonë të përditshme të kontribuojmë për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më dinjitoz, ashtu siç e kanë ëndërruar edhe ata. 🌿
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! 🇦🇱🇽🇰

Fotografitë

2 fotografi

Hapni një fotografi për të shfletuar galerinë.

Shkarko ↓

NPL AMBIENTI · FERIZAJ

Çfarë po kërkoni?

QASJE E DREJTPËRDREJTË Konkurse dhe shpallje Dokumente zyrtare

Esc për ta mbyllur